Kryetari Ahmeti priti, përfaqësuesit e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES), në selinë e BDI-së

Tetovë, 26 shkurt 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES), organizatë me rol të rëndësishëm në informimin e opinionit ndërkombëtar. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Bashkimin Evropian, rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, luftën në Ukrainë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Ahmeti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë gjithë periudhës sa ka qenë pjesë e qeverive, ka kontribuar maksimalisht në ruajtjen e stabilitetit politik dhe ndëretnik në vend, si dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian. Ai nënvizoi se edhe sot, si një nga partitë më të mëdha opozitare në vend, BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e stabilitetit dhe të interesave strategjike të shtetit, duke përdorur të gjitha mekanizmat demokratikë në funksion të ruajtjes së paqes, dialogut dhe bashkëjetesës.

Kryetari Ahmeti shprehu shqetësimin për sfidat me të cilat përballen disa nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se mbrojtja e saj mbetet prioritet i vazhdueshëm për BDI-në, si garanci për barazi, stabilitet dhe perspektivë evropiane të vendit. Ai ritheksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet alternativa e vetme strategjike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

https://www.facebook.com/share/p/1EyYtmkC8V

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…