Dega Karposh mbajti Kuvendin Zgjedhor

Karposh, 17 qershor 2026

Kuvendi Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Degën e Karposhit dëshmoi edhe një herë forcën e organizimit tonë dhe përkushtimin e anëtarësisë ndaj vlerave mbi të cilat është ndërtuar rrugëtimi ynë politik.

Në fjalën e tij, kryetari Ali Ahmeti u ndal te roli dhe kontributi i shqiptarëve të Karposhit ndër vite, duke kujtuar periudhat e vështira kur ata përballeshin me padrejtësi, presione dhe përpjekje të vazhdueshme për t’u frikësuar e nënshtruar. Ai theksoi se pikërisht nga ato sfida lindi qëndresa, vetëdija kombëtare dhe vendosmëria për të mos u dorëzuar përballë asnjë padrejtësie.

Karposhi mban në kujtesën e tij kohë jo të lehta, kur shqiptari përballej me padrejtësi, me frikë dhe me përpjekje të vazhdueshme për t’u margjinalizuar. Por, asnjëherë nuk u dorëzua. Përkundrazi, nga ato sfida lindi vendosmëria për të qëndruar, për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar të drejtat që i takojnë.

Sot, kur flasim për të arriturat tona kolektive, nuk duhet të harrojmë rrugën që kemi bërë. Asgjë nuk na është dhuruar. Çdo e drejtë, çdo avancim dhe çdo sukses mban vulën e sakrificës së brezave të tërë. Në këtë rrugëtim, Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë organizimi politik që ka artikuluar, mbrojtur dhe avancuar kërkesat legjitime të shqiptarëve.

Prandaj, përgjegjësia jonë është ta ruajmë këtë trashëgimi, ta forcojmë unitetin dhe të vazhdojmë rrugën përpara me maturi, vizion dhe besim në vlerat që na kanë mbajtur të bashkuar në kohët më të vështira.

https://www.facebook.com/share/p/1EJxQJMosz/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…