Kryetari Ahmeti priti ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, në selinë e BDI-së

Tetovë, 17 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpriti në selinë e BDI-së dhe ndau një drekë me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, një figurë të shquar të kombit shqiptar.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se Presidenti Mejdani ka udhëhequr Shqipërinë në periudha të rëndësishme dhe sfiduese, duke dhënë kontribut të çmuar edhe gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, u vlerësua edhe nderimi që Universiteti i Tetovës i bëri Prof. Dr. Rexhep Meidanit me titullin “Doctor Honoris Causa”, në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të universitetit, si mirënjohje për kontributin e tij akademik, politik dhe kombëtar.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për zhvillimet e përgjithshme politike, si dhe për situatën në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë.

Kryetari Ahmeti theksoi se Presidenti Mejdani mbetet një figurë që e nderon kombin tonë dhe një zë i urtë i mendimit akademik e politik shqiptar.

https://www.facebook.com/share/p/1JpMfbuuqj

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…