Kryetari Ahmeti përkujton 2 korrikun, shpalljen e Kosovës njësi të barabartë dhe të pavarur

Kryetari Ali Ahmeti përkujton me respekt 2 Korrikun 1990, ditën kur deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës ndërmorën një hap historik, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë dhe të pavarur.

Ai vlerëson se Deklarata e 2 Korrikut përbën një nga aktet më të rëndësishme politike e juridike në historinë moderne të Kosovës, sepse vendosi themelet për miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990 dhe hapi rrugën e procesit institucional drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Sipas tij, Deklarata e 2 Korrikut mbetet simbol i guximit politik, i vizionit kombëtar dhe i vendosmërisë së popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i barabartë.

Me respekt e mirënjohje, kryetari Ahmeti kujton sot të gjithë ata që kontribuan në këtë kapitull të madh të historisë sonë kombëtare.

https://www.facebook.com/share/p/18M7AQeYh9

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…