Dega Shuto Orizare mbajti Kuvendin Zgjedhor

Shuto Orizare, 2 korrik 2026

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare.

Ky kuvend dëshmoi edhe një herë unitetin, pjekurinë organizative dhe përkushtimin e anëtarësisë ndaj vlerave që e kanë bërë BDI-në forcën më të madhe dhe më të organizuar politike shqiptare në vend.

Në këtë kuvend u zgjodhën organet dhe strukturat drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, si dhe Komiteti i Veteranëve. Kryetari Ahmeti uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke u dëshiruar punë të mbarë, suksese dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës së përbashkët.

Shuto Orizarja sonte dërgoi një mesazh të qartë: Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i bashkuar, i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Së bashku, rrugëtimi vazhdon përpara, më i organizuar dhe më i vendosur se kurrë.

https://www.facebook.com/share/p/1HM2fXP9gM/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…