Kryetari Ahmeti përkujton Gafurr Zendelin

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Gafurr Zendeli, kryetari Ali Ahmeti kujton me nderim virtytet e tij të larta atdhetare dhe njerëzore.

Gafurr Zendeli i përkiste dy epokave të lavdishme të historisë sonë kombëtare – epokës së Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe epokës së Ushtrive Çlirimtare. Kontributi dhe sakrifica e tij në rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë, barazisë dhe dinjitetit kombëtar mbeten të çmuara dhe të paharruara.

Ai ishte një veprimtar i palodhur, i guximshëm dhe i përkushtuar, të cilit iu besuan detyra dhe misione të rëndësishme në periudha vendimtare për çështjen kombëtare.

Edhe pse sot nuk është më fizikisht mes nesh, vepra, sakrifica dhe përkushtimi i Gafurr Zendelit vazhdojnë të jetojnë në kujtesën tonë kolektive, duke mbetur frymëzim dhe shembull për brezat që vijnë.

Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit Gafurr Zendeli!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

https://www.facebook.com/share/p/1bYM3mE4jr/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…