Dega Studeniçan mbajti Kuvendin Zgjedhor

Studeniçan, 1 qershor 2026

Sonte, në Degën e Studeniçanit, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili u zhvillua në një frymë uniteti, përgjegjësie dhe angazhimi të përbashkët për avancimin e organizimit partiak.

Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën dhe u kompletuan organet drejtuese të degës, duke konfirmuar edhe një herë kohezionin, pjekurinë politike dhe përkushtimin e strukturave tona në funksion të realizimit të objektivave programore dhe politike të subjektit.

Procesi zgjedhor në Degën e Studeniçanit dëshmoi forcën organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, si një subjekt i konsoliduar, i organizuar dhe i gatshëm për t’u përballur me sfidat aktuale, duke mbetur i përkushtuar në përfaqësimin dhe adresimin e interesave të qytetarëve.

BDI vazhdon të forcojë strukturat e saj në terren, duke ndërtuar një organizim modern, funksional dhe të afërt me qytetarin, në shërbim të vizionit për zhvillim, barazi dhe progres.

Falënderojmë të gjithë delegatët, aktivistët dhe anëtarët për pjesëmarrjen, kontributin dhe besimin e vazhdueshëm në rrugëtimin tonë të përbashkët.

https://www.facebook.com/share/p/18bE2r9H1x

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…