Kryetari Ahmeti përkujton Hilmi Haradinajn në 8 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, kryetari Ali Ahmeti e kujton me nderim dhe mall bashkëluftëtarin e tij, një burrë me zemër të madhe, që jetoi me dinjitet, sakrificë dhe përkushtim të palëkundur ndaj çështjes kombëtare.

Hilmi Haradinaj ishte më shumë se prind i heronjve të kombit; ai ishte simbol i qëndresës, fisnikërisë dhe dashurisë së pakushtëzuar për lirinë. Si baba i një familjeje që i dha shumë kombit, ai la pas një trashëgimi të çmuar, e cila do të jetojë përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.

Vepra, qëndrimi dhe shembulli i tij mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Lavdi jetës dhe veprës së Hilmi Haradinajt!

https://www.facebook.com/share/p/1HG6NUJkgg/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…