Kryetari Ahmeti përkujton Tahir Sinanin, Naser Ademin, Hyrë Eminin, Brahim Ademin dhe Hisë Fazliun në 25 vjetorin e rënies

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Tahir Sinanin, Naser Ademin, Hyrë Eminin, Brahim Ademin dhe Hisë Fazliun në 25 vjetorin e rënies.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Sot shënojmë 25-vjetorin e rënies heroike të Tahir Sinanit, njërit prej komandantëve më të shquar të luftës sonë për liri. Me guximin, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, ai u bë simbol i qëndresës dhe i idealit kombëtar.

Së bashku me të ranë edhe Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisë Fazliu. Me sakrificën e tyre, ata dëshmuan se liria fitohet vetëm me përkushtim dhe flijim.

Sot i kujtojmë me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë. Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme Tahir Sinanit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/197sX7KNgf/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…