Kryetari Ahmeti, përshëndeti bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumin Shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përshëndeti me respekt dhe kënaqësi bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumin Shqiptar.

Ai vlerësoi se ky hap i rëndësishëm dëshmon se uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare, forcimin e përfaqësimit politik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Sipas Ahmetit, bashkimi i shqiptarëve rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit kombëtar, ndërsa ky vendim i pjekur politik përcjell një mesazh të fuqishëm se interesat e qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar duhet të jenë mbi çdo dallim partiak.

Ai uroi që ky bashkim të sjellë edhe më shumë sukses, zhvillim dhe një zë më të fuqishëm për shqiptarët në Mal të Zi, duke theksuar se kur shqiptarët janë bashkë, janë edhe më të fortë.

https://www.facebook.com/share/p/1cvmYrk7Ty

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…