Kryetari Ahmeti, priti Ministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, në selinë e BDI-së

Tetovë, 28 janar 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpriti në selinë e BDI-së, znj. Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë.

Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe konstruktive, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve në rajon.

Pas takimit, kryetari Ahmeti shtroi një drekë për ministren Koçiu, duke vazhduar bisedën në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se takime të tilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve tona, në funksion të interesave të përbashkëta dhe avancimit të bashkëpunimit ndërshqiptar.

https://www.facebook.com/share/p/1M6Khf3Ydg

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…