Kryetari Ali Ahmeti takoi Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Sh.S.znj. Kristin Melsom

Shkup, 22 janar 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim të frytshëm dhe miqësor me Sh.S.znj. Kristin Melsom, Ambasadore e Mbretërisë së Norvegjisë, e akredituar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Norvegjisë në Beograd.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimi Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si një interes strategjik për të ardhmen evropiane të vendit dhe për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë.

https://www.facebook.com/share/p/1Ke6ZDwaub

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…