BDI mbajti mbledhjen e 1-rë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Tetovë, 23 dhjetor 2025

Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, thirri mbledhjen e parë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. Mbledhja u mbajt në Tetovë, më 23 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 17:00, dhe shënon fillimin e punës së këtij organi të rëndësishëm drejtues në kuadër të strukturave të BDI-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, si akt bazë për funksionimin, koordinimin dhe vendimmarrjen e këtij organi. Po ashtu, u zhvilluan diskutime dhe u morën vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e sekretariateve, si dhe me strukturimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në kuadër të këtyre vendimeve u vendos për emërimet në funksione kyçe organizative, si vijon:

• Shef i Kabinetit: Faton Ahmeti

• Zëdhënëse e BDI-së: Arta Bilalli-Zenedeli

• Këshilltar i Kryetarit të BDI-së për Marrëdhëniet me SHBA-në: Shemshedin (Sam) Beqiri

Gjithashtu, Kryetari z. Ali Ahmeti informoi Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm për emërimin e kryetarëve të degëve si vijon:

• Tetovë: Bajram Rexhepi

• Kumanovë: Ridvan Asani

• Strugë: Faton Pollozhani

• Gostivar: Valdet Xhaferi

• Çair: Bujar Osmani

Gjithashtu, Kryetari dha orientime për të gjithë të ngarkuarit si kryetarë degësh të kryejnë detyrimet programore dhe statutare për organizimin dhe konsolidimin e nëndegëve dhe degës përkatëse. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave të brendshme organizative dhe në avancimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit politik dhe institucional të partisë.

https://www.facebook.com/share/p/17sDRRRGgC

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…