Kryetari Ahmeti takoi z. Anzhej Frangeš, të dërguarin e posaçëm të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 12 shkurt 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me z. Anzhej Frangeš, të dërguarin e posaçëm të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ku riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, veçanërisht në procesin e integrimit evropian dhe në mbështetjen e reformave që avancojnë të drejtat, barazinë dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Kryetari Ahmeti nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet gurthemeli i paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si një model të suksesshëm për ndërtimin e një shoqërie multietnike, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për sfidat me të cilat përballet vendi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët strategjikë, si Republika e Sllovenisë, për të përshpejtuar proceset integruese.

Kryetari Ahmeti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme sllovene për perspektivën evropiane të vendit dhe ritheksoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt, më të drejtë dhe më prosperuese për të gjithë qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1E1dBGF6NW

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…