Kryetari Ahmeti takoi eurodeputetin dhe raportuesin e Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Thomas Waitz

Shkup, 25 shkurt 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me eurodeputetin dhe raportuesin e Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Thomas Waitz. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat aktuale me të cilat përballen qytetarët, procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet politike në vend.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit si themel i paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës ndëretnike, duke shprehur shqetësimin për përpjekjet që cenojnë mekanizmat mbrojtës të saj, përfshirë sfidat ndaj Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe dobësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tij. Ai ndau gjithashtu shqetësimin për frustrimin në rritje të qytetarëve lidhur me ngecjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se stagnimi në këtë proces ndikon negativisht në besimin ndaj institucioneve dhe perspektivës evropiane të vendit.

Kryetari Ahmeti informoi eurodeputetin Waitz për iniciativën e Bashkimit Demokratik për Integrim për miratimin e një ligji për vetingun e të gjithë zyrtarëve publikë, nismë që, sipas tij, prej më shumë se katër vitesh mbetet e bllokuar në Kuvend. Ai theksoi se kjo reformë synon forcimin e integritetit, transparencës dhe besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Gjithashtu, kryetari Ahmeti paraqiti qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme parlamentare përbëjnë zgjidhjen më të mirë për tejkalimin e sfidave aktuale politike dhe institucionale me të cilat përballet vendi.

Nga ana e tij, Thomas Waitz shprehu mbështetjen për vazhdimin e reformave dhe përpjekjeve që avancojnë procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të standardeve demokratike dhe sundimit të ligjit. Takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, më demokratike dhe më evropiane për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/share/p/18y4e4ryw5

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…