Kryetari Ahmeti, takoi Presidentin Begaj

Tiranë, 17 tetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, para fillimit të protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët” në Tiranë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërfqinjësor.

Kryetari Ahmeti e përgëzoi Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Republika e Maqedonisë së Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces strategjik.

Ai nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Evropian është një orientim i përbashkët që forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të procesit të integrimit evropian dhe shndërrimit të kufijve që ndajnë shqiptarët në ura bashkëpunimi, në frymën e një Evrope të bashkuar dhe pa barriera.

https://www.facebook.com/share/p/1A6a54axeH

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…