Kryetari i Komunës së Prishtinës nderoi Kryetarin Ahmeti, me Çelësin e Kryeqytetit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 17 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Komunës së Prishtinës dhe Kryetarit të saj, Përparim Rama, për nderimin me Çelësin e Kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se Prishtina dhe Kosova zënë një vend të veçantë në zemrën e tij, duke e vlerësuar këtë mirënjohje si një nder të madh jo vetëm për të personalisht, por edhe për familjen e tij, bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët me të cilët ka ndarë rrugëtimin për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar.

Ai shprehu falënderim për të gjithë ata që kontribuuan në këtë vlerësim, duke theksuar se ky nderim përfaqëson një përgjegjësi shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të interesave kombëtare dhe të ardhmes së përbashkët të shqiptarëve.

Kryetari Ahmeti ritheksoi lidhjen e tij të veçantë me Kosovën dhe përkushtimin e pandërprerë për forcimin e bashkëpunimit, unitetit dhe vlerave që na bashkojnë.

https://www.facebook.com/share/p/14gAhvkSycB

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…