Visar Ganiu zjarrfikësve të Çairit u dhuroi shkallë speciale për intervencë, arrijnë 24 metra gjatësi

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” iu ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, siç është shuarja e zjarreve, si dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Këto shkallë janë me gjatësi prej 24 metrash dhe kanë motor special. Përveç shkallëve, zjarrfikësve iu dhuruan edhe 40 veshje speciale dhe pajisje tjetër për zjarrfikës. “Lirisht mund të themi se SHZV ‘Bajram Miftari’ që funksionon në kuadër të Komunë së Çairit është më se e pajisur me të gjitha mjetet që janë të nevojshme për shuarjen e zjarreve apo në rast të fatkeqësive natyrore”, tha Ganiu. Shkallët janë demonstruar menjëherë nga vet ekipi i “Bajram Miftarit”. “Shkallët që po i demonstrojmë janë tejet të mirë se ardhura sepse janë te llojit të vetëm në gjithë Maqedoninë e Veriut, arrijnë gjatësi prej 24 metrash dhe janë të motorizuara”, ka deklaruar kryetari i SHVZ “Bajram Miftari”, Artan Demiri. Shkallët paraprakisht i janë bërë donacion Komunës së Çairit dhe kryetarit të saj Visar Ganiut nga kompania private “AR-DE”.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…