Pjesëmarrësit e Akademisë Politike, takojnë Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, z. Taulant Balla

Tiranë, 23 qershor 2026

Ditën e dytë të Modulit të Pestë, pjesëmarrësit e Akademisë Politike e nisën në Kuvendin e Shqipërisë me një ligjëratë të Kryetarit e Grupit Parlamentar të PS-së, z. Taulant Balla, i cili foli për zhvillimet politike në rajon, të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e shqiptarëve në këto procese.

Gjatë ligjëratës, ai theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është orientimi natyror i shqiptarëve, ndërsa nënvizoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe se të drejtat e fituara, përfshirë arsimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe, janë të panegociueshme. Ai vuri në pah edhe rëndësinë e unitetit kombëtar dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ligjëratë me mesazhe të qarta mbi rëndësinë e unitetit, vlerave demokratike dhe rrugës evropiane të shqiptarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1DNjLvFEJz/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…