Takimi i Osmanit me Faisal F. Al-Ibrahim, Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Al-Ibrahim.

Në takim u konstatua zhvillimi pozitiv i deritanishëm i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u theksua nevoja e thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt. Në takim, Osmani theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme theks të veçantë i kushton diplomacisë ekonomike, gjë që dëshmohet me dërgimin e këshilltarit ekonomik në Ambasadën në Abu Dabi, i cili është përgjegjës edhe për bashkëpunimin ekonomik me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Lidhur me situatën kontraktuale mes dy vendeve, të dyja palët shprehën bindjes se është i nevojshëm zgjerimi i kornizës kontraktuale, me çka do të vendoset bazë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin multilateral, për prioritetet e politikës së jashtme të të dyja vendeve, për temat rajonale, si dhe për çështjet dhe sfidat aktuale ndërkombëtare, ku ministri Al-Ibrahim iu referua kandidaturës së tyre për të qenë nikoqir i EXPO 2023 në Riad dhe e prezantoi programin e tyre për organizimin e kësaj ngjarjeje botërore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…