Kryetari Ahmeti takoi ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z. Jaroslav Ludva

Tetovë, 19 nëntor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpriti në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

Në një atmosferë miqësore, bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mbi rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila për BDI-në dhe shqiptarët mbetet prioritet i panegociueshëm.

Gjatë takimit, u vlerësua roli shtetformues i Bashkimit Demokratik për Integrim në proceset kyçe politike dhe demokratike të vendit, si dhe kontributi i saj në avancimin e agjendës euroatlantike.

Kryetari Ahmeti theksoi se procesi i integrimit evropian është investimi më i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, pasi ai sjell stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe institucione funksionale në shërbim të qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1Atkkc4uWU

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…