Kryetari Ahmeti, morri pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të mbajtur në Tiranë

Tiranë, 17 tetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë, mbështetje të bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Ai nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, theksoi se Tirana, Prishtina dhe Shkupi qëndrojnë së bashku në mbrojtje të vlerave të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ai vlerësoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë moderne shqiptare dhe se lufta e saj për liri dhe çlirim mbetet pjesë e pandashme e kujtesës sonë kombëtare.

Kryetari Ahmeti shprehu mbështetjen e tij për bashkëluftëtarët që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë, duke ritheksuar besimin në pafajësinë e tyre dhe në triumfin e drejtësisë.

Vlerat e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i çlirimtarëve mbeten themel i lirisë dhe i shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa kujtesa për këtë rrugëtim historik duhet të ruhet dhe të nderohet nga të gjitha brezat.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/1CqKGTk4uL

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…