Kryetari Ahmeti, uron KF Shkëndijën e Haraçinës për kualifikimin në Ligën e Parë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uroi KF Shkëndijën e Haraçinës për kualifikimin në Ligën e Parë, duke e vlerësuar këtë arritje si rezultat të një pune të palodhshme, përkushtimi të vazhdueshëm dhe organizimi shembullor. Ahmeti shprehu përgëzimet e tij për futbollistët, stafin drejtues dhe të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin e klubit, duke bërë të mundur rikthimin e tij aty ku e meriton – në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se ky sukses paraqet vetëm fillimin e një rrugëtimi të ri drejt arritjeve edhe më të mëdha, duke i uruar klubit shumë fat, suksese dhe rezultate të mira në garat e Ligës së Parë.

https://www.facebook.com/share/p/1RNWRk8HpH

Related posts

Dega Zhelinë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Zhelinë, 14 qershor 2026 Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë konfirmoi edhe një herë vitalitetin organizativ, unitetin…

Dega Kumanovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Kumanovë, 12 qershor 2026 Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Kumanovës, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vlerësoi fuqinë organizative…

Kryetari Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij Sahit Jashari

Prekaz. 12 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari….