Kryetari Ahmeti, uron 1 Qershorin – Ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uroi të gjithë fëmijët, duke theksuar rëndësinë e kujdesit, dashurisë dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj.

Ai vlerësoi se çdo fillim qershori bota ndalet për një çast për t’iu kushtuar vëmendjen e merituar më të vegjëlve, ndërsa buzëqeshja dhe gëzimi i fëmijëve na rikujtojnë rëndësinë e fëmijërisë, lojës dhe dashurisë së pakushtëzuar.

Ahmeti theksoi se kjo ditë shërben si një thirrje për të gjithë që të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e fëmijëve, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë dashuri, arsimim cilësor, siguri dhe mundësi për të luajtur, mësuar e për t’u rritur i lumtur.

Ai uroi që çdo fëmijë të gëzojë një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe plot mundësi për të ndërtuar të ardhmen që meriton.

https://www.facebook.com/share/p/1D4z6eSGrA

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…