Dega Strugë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Strugë, 4 korrik 2026

Sonte, në Strugën e traditës, qëndresës dhe kontributit kombëtar, kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku në një atmosferë uniteti, përgjegjësie dhe entuziazmi u zgjodhën organet dhe strukturat e reja drejtuese të degës.

Struga ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e fuqishme të rrugëtimit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari Ahmeti vlerësoi organizimin, bashkimin dhe energjinë e anëtarësisë, duke theksuar se sonte pa një organizatë të konsoliduar, një anëtarësi të vendosur dhe një frymë që dëshmon qartë se BDI është më e organizuar dhe më e gatshme se kurrë për përballjet që e presin.

Të zgjedhurve në strukturat e reja drejtuese, kryetari Ahmeti u uroi punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë e reja. Me respekt për çdo aktivist, me besim te njëri-tjetri dhe me përkushtim ndaj kauzës së përbashkët, ai theksoi se rrugëtimi vazhdon përpara, sepse kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm.

https://www.facebook.com/share/p/1F7HRD3SwM/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…