Rinia e BDI-së nderon dëshmorët në Sllupçan dhe përkujton dëshmorin më të ri, Abdulmexhid Shahinin

Sllupçan, 4 korrik 2026

Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim nderoi dëshmorët në Sllupçan

Me rastin e 4 Korrikut, Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim zhvilloi homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan, duke nderuar me respekt të thellë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Me një përulësi të veçantë përkujtuam Abdulmexhid Shahinin, dëshmorin më të ri të UÇK-së, i cili ra heroikisht në moshën vetëm 13-vjeçare. Jeta dhe flijimi i tij mbeten frymëzim për çdo brez që beson në lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit.

Pas homazheve, vizituam familjen e dëshmorit, ku u pritëm me ngrohtësi nga babai, nëna, motra dhe familjarët e Abdulmexhid Shahinit. Ishte një takim i mbushur me emocione, respekt dhe mirënjohje për familjen që i dha kombit një hero.

Ne besojmë se ruajtja e kujtesës historike është detyrim i çdo të riu. Sakrifica e dëshmorëve nuk i përket vetëm historisë; ajo është përgjegjësi dhe frymëzim për të ardhmen tonë.

Lavdi e përjetshme Abdulmexhid Shahinit dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare! 🇦🇱

Related posts

Dega Strugë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Strugë, 4 korrik 2026 Sonte, në Strugën e traditës, qëndresës dhe kontributit kombëtar, kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

Dega Bogovinë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Bogovinë, 3 korrik 2026 Sonte, në Bogovinë, kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së, mes njerëzve që…

BDI: Stoilkoviç - agjenti paralajmërues i revizionizmit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shkup, 3 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Faton Aliti – Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm https://www.facebook.com/share/v/1YJBrSeyye/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…