Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shprehu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut.

Në vazhdim postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Eqrem Kryeziut, një prej personaliteteve të shquara të Prizrenit dhe jetës publike të Kosovës.

E kam njohur profesor Eqremin dhe do ta kujtoj si një intelektual me personalitet të veçantë, mendim të lirë dhe përkushtim ndaj vendit të tij. Prizrenit dhe Kosovës u shërbeu me dije, përgjegjësi dhe dinjitet, duke lënë gjurmë në jetën arsimore, politike dhe institucionale.

Familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Prizrenit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Pusho në paqe, profesor Eqrem. I përjetshëm qoftë kujtimi për Të!

https://www.facebook.com/share/p/1GUDpxV8XR/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…