Dega Bogovinë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Bogovinë, 3 korrik 2026

Sonte, në Bogovinë, kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së, mes njerëzve që ndër vite kanë qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit të përbashkët politik e kombëtar.

Kuvendi Zgjedhor ishte një tjetër dëshmi e gjallërisë së organizatës, e debatit të hapur dhe e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi të reja në shërbim të qytetarëve.

Me zgjedhjen e Kryesisë së Degës, Këshillit Mbikëqyrës, Komitetit të Veteranëve dhe sekretarëve të sekretariateve, Bogovina hap një kapitull të ri organizativ.

Kryetari Ahmeti uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke shprehur bindjen se përvoja e dëshmuar dhe energjia e re do të ndërthuren në funksion të një organizimi edhe më të fuqishëm. Nga Bogovina, ai përcolli mesazhin se njerëzit e BDI-së dinë të qëndrojnë bashkë kur koha kërkon përgjegjësi. Sipas tij, BDI nuk është forcë vetëm për shkak të historisë së saj, por sepse vazhdon të ketë njerëz që besojnë, punojnë dhe nuk dorëzohen përballë asnjë sfide.

https://www.facebook.com/share/p/1Cpu9cFMJq/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…