Kryetari Ahmeti, morri pjesë në Pritjen Shtetërore me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në Pritjen Shtetërore të organizuar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti vlerësoi se rruga e Kosovës ka qenë rrugë sakrifice, vizioni dhe përkushtimi të palëkundur për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Duke uruar këtë përvjetor të rëndësishëm, ai shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e idealit të lirisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Urime përherë Republikës së Kosovës dhe të gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë historike!

https://www.facebook.com/share/p/14hTNuc81r4

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…