Kryetari Ahmeti, morri pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë

Prishtinë, 17 shkurt 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Me këtë rast, ai ritheksoi se lufta për liri dhe pavarësi e popullit të Kosovës ka qenë e pastër si loti dhe e udhëhequr nga një ideal i vetëm – çlirimi i vendit nga okupatori serb.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tjerë, edhe një herë do ta dëshmojnë pastërtinë dhe drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Ai shprehu bindjen e tij të thellë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve që po mbahen në Hagë dhe theksoi se pret që ky proces të përfundojë sa më shpejt, me triumfin e drejtësisë dhe të së vërtetës.

https://www.facebook.com/share/p/19AQkYa341

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…