Kryetari Ahmeti, takoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Peleshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Klosi

Tiranë, 17 tetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, zhvilloi një takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike dhe domosdoshmëria e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti theksoi se Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave me Bashkimin Evropian dhe se është jetike që edhe Republika e Maqedonisë së Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike dhe evropiane.

Ai nënvizoi se rruga drejt Brukselit është një projekt strategjik i përbashkët, që forcon paqen, zhvillimin, bashkëpunimin rajonal dhe garanton perspektivën evropiane të vendeve tona.

https://www.facebook.com/share/p/1Gw9myZm9q

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…